Dy të vdekur nga përmbytjet në Turqinë perëndimore

Dy të vdekur nga përmbytjet në Turqinë perëndimore

Moti i ligë me reshje të mëdha shiu ka përfshirë Turqinë perëndimore, duke shkaktuar përmbytje në pjesë të provincës së Izmirit. Si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën dy persona të martën, njofton Anadolu Agency (AA).

Një automjet në të cilin gjendeshin Hıdır Öztürk, 65 vjeç, dhe dhëndri i tij Kaan Soydan, u zhduk në mes të përmbytjeve në rrethin Menderes në brigjet e Detit Egje.

Njësitë e kërkimit gjetën trupat e dy viktimave disa orë më vonë, së bashku me automjetin e tyre. Soydan u gjet gati dy kilometra larg nga vendi i ngjarjes.

Vehicles submerged in floodwaters in the Karşıyaka district, in Izmir, western Turkey, Feb. 2, 2021. (AA PHOTO)

Pothuajse 2.400 pjesëtarë të ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit dhe mbi 450 automjete u angazhuan për intervenim gjatë përmbytjeve që ndodhën pasi 19 përrenj dolën nga shtrati si pasojë e shirave të hënën mbrëma, ka njoftuar Ismail Çataklı, zëvendësministri i Brendshëm.

Shtëpitë në pesë lagje në Menderes u evakuuan për shkak të përmbytjes.

Gjithashtu, një zonë industriale në rrethin Balcova u dëmtua nga dheu dhe papastërtitë që u sollën nga ujërat e shiut.

Balta e tërhequr nga përmbytja preku bizneset dhe bllokoi rrugët. Automjetet në vend u bllokuan gjithashtu në baltë.

Rreth 50 shtëpi dhe biznese, si dhe 40 automjete, pësuan dëme./Motilokal.com