Një prototip i raketës "Starship" të kompanisë SpaceX shpërtheu gjatë një përpjekjeje për ulje disa minuta pas një nisje eksperimentale në një lartësi nga Boca Chica, Texas, të martën.
Në një përsëritje të një aksidenti që shkatërroi një raketë provë të mëparshme. Starship SN9 që shpërtheu në zbritjen e tij përfundimtare, si SN8 para tij dhe ishte një model provë i raketës së ngritjes së rëndë që po zhvillohej nga kompania private hapësinore e sipërmarrësit miliarder Elon Musk për të transportuar njerëz dhe 100 ton ngarkesë në misionet e ardhshme në Hënë dhe Mars.
Raketa prej çeliku arriti lartësinë e synuar prej 10 kilometrash, pak më poshtë se prova e fundit. Gjithçka dukej se po shkonte mirë, ndërsa raketa 50 metra e gjatë ra në pozitë të pjerrët dhe filloi të zbriste. Por ajo nuk arriti të drejtohej në kohë për një ulje të suksesshme dhe u përplas në tokë.
“Duhet të punojmë ende për realizimin e zbritjes”, tha inxhinieri i kompanisë SpaceX, John Insprucker. “Duhet të kujtojmë se fluturimi ishte një provë”, shtoi ai.
Një prototip tjetër i raketës “Starship”, ndodhej shumë afër vendit të nisjes në Boca Chica të Teksasit, gjatë provës të së martës, që zgjati 6.5 minuta.
Elon Musk po zhvillon raketën “Starship” për të dërguar njerëzit në Mars, mbase pas disa vjetësh. Kjo është faza e përparuar e anijeve të tij hapësinore për udhëtimet në Hënë dhe Mars, që janë në plan të leshohen në hapësirë me një mega raketë të quajtur “Super Heavy” e cila është në krijim e sipër.
SpaceX u përpoq të lëshonte raketën “Starship” javën e kaluar por nuk arriti të merrte miratimin e nevojshëm nga Administrata Federale e Aviacionit, duke nxitur një reagim të ashpër në Twitter nga Elon Musk./Motilokal.com
