Është aq ftohtë sa kurrë më parë. Këto fotografi të mahnitshme tregojnë versionin 2021 të hotelit të pabesueshëm të akullit në Kanada. “Hotel de Glace”, u hap muajin e kaluar dhe rindërtohet çdo vit për 21 vjet duke përdorur borën dhe akullin.
Është hoteli i vetëm i këtij lloji në Amerikën e Veriut dhe këtë vit përfshin një sallë madhështore, një kishëz ku çiftet mund të martohen, 15 suita, gjashtë dhoma dhe një bar akulli.
Këtë vit, në brendësi hoteli ju lejon një “udhëtim në një botë surrealiste”, me skulptura të mëdha që ju lejojnë të përjetoni një iluzion të jashtëzakonshëm optik.
Hoteli, gati 3 mijë metra katrorë, nisi të ndërtohej në dhjetor. Rreth 50 persona punuan 6 javë për ta përfunduar atë./Motilokal.com



















