Një grup ekspertësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë mbërritur në Institutin e Virologjisë në Wuhan si pjesë e hetimit për origjinën e koronavirusit. Instituti ka disa laboratorë të sigurisë së lartë, ku studiuesit po punojnë për hetimin e COVID-19.
Ekspertët kanë thënë se po marrin të dhëna "të cilat askush nuk i ka parë më parë" dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë që virusi të kishte dalë nga një laborator.
Dr. Peter Daszak, pjesë e misionit të vazhdueshëm të OBSH-së, i tha Sky News: "Ne po shohim informacione të reja dhe janë gjëra shumë të vlefshme që kanë filluar të na ndihmojnë të shohim drejtimet e duhura për këtë virus."
Në intervistën e tij të parë me një transmetues britanik që kur mbërriti në Kinë, Dr Daszak, i cili është presidenti i Aleancës EcoHealth, një OJQ, tha se vizitat në vend po ofronin informacion të vlefshëm - veçanërisht në tregun e prodhimeve të detit Huanan, ku rastet e para të COVID-19 ishin grumbulluar.
“Ne jemi në treg duke kërkuar përreth dhe duke bërë pyetje, po takohemi me menaxherë të tregut, me shitës që kanë punuar atje dhe njerëz nga komuniteti duke u bërë pyetje”, tha ai.
Misioni i OBSH-së arriti në Wuhan pas më shumë se një viti pasi filloi shpërthimi atje. Por shkencëtarët kinezë kanë kryer ndërkohë hulumtimet e tyre për origjinën e COVID-19./Motilokal.com
