‘Vullkani i akullt’, fenomeni i pazakontë natyror shfaqet në Kazakistan

‘Vullkani i akullt’, fenomeni i pazakontë natyror shfaqet në Kazakistan

Një fenomen natyror ka ndodhur jo larg kryeqytetit të Kazakistanit, ku është formuar një “vullkan i akullt”.

Siç njoftojnë mediat vendëse efekti i shpërthimit ndodh për  shkak të ujit artezian nën tokë, kur temperaturat arrijnë nën zero. Lartësia e një “statuje” e tillë natyrore mund të arrijë deri në 14 metra.

Ky rajon gjatë verës mbulohet nga gjelbërimi, ndërsa me ardhjen e dimrit shfaqen fenomene të ndryshme natyrore të tilla si ky “vullkan”.

Pavarësisht largësisë shumë njerëz e vizitojnë këtë vend. Deri aty duhen deri në 4 orë shkuarje me veturë.

“Atje qëndrova vetëm 20 minuta. Por ia ka vlejtur. Në pyetje është një bukuri jashtëtokësore”, ka shkruar një përdoruese e Instagramit./Motilokal.com

Massive ice 'volcano' forms in Kazakhstan