Kujdes gjatë vozitjes në mjegull, rrugët janë të lagura

Kujdes gjatë vozitjes në mjegull, rrugët janë të lagura

Mëngjesin e sotëm Prishtina dhe disa pjesë të vendit janë zgjuar me mjegull të madhe dhe si pasojë edhe dukshmëria është zvogëluar.

Andaj në këto kushte kërkohet kujdes gjatë vozitjes, pasi që edhe rruga është e lagësht.

Disa këshilla si duhet të vozitni në mjegull:

Është e rëndësishme që shoferët të frenojnë në mënyrë të sigurt dhe të shmangin çdo aksident trafiku dhe përplasje shumë të rrezikshme në zinxhir gjatë kësaj periudhe.

Ndizni dritat e mjegullës si përpara ashtu edhe nga pas. Mos i lëshoni dritat e gjata, pasi ato reagojnë shumë me grimcat e mjegullës, krijojnë reflektim dhe vetëm sa e vështirësojnë ngasjen.

Kujdes nëse dukshmëria është e dobët shoferë duhet t’i përdorin të katër dritat e pozicioneve përveç dritave të mjegullës.

Në rrugët e hapur gjatë ngasjes në mjegull, shpejtësia është armiku juaj më i madh. Ulni shpejtësinë në mënyrë që të mund të shmangni aksidentet.

Dritat e mjegullës janë shumë të dobishme për ju në rrugën e hapur pasi rrezja e tyre e gjerë arrin të ndriçojë skajin e duhur të rrugës, e cila shërben si pikë referimi juaj.

Lëshoni herë pas here pastruesit për t’u siguruar që xhami i erës është i papastër që mjegulla mbart me vete ose pika të vogla uji.

Kini kujdes kur vozitni pas kamionëve pasi shpesh ka ndotje në dritat e tyre të ndalimit, kështu që është e vështirë t’i shihni nëse po frenojnë apo jo.

Ndalimi në autostradë si reagim ndaj mjegullës së dendur nuk është aspak një veprim i mirë pasi ekziston një probabilitet i lartë që dikush pas jush do t’ju godasë. /Motilokal.com