Motilokal.com përtej parashikimeve, vjen me tjetër rekord

Motilokal.com përtej parashikimeve, vjen me tjetër rekord

Rekord pas rekordi, Motilokal.com vazhdon të shënon të arritura pothuajse çdo ditë, çdo muaj dhe madje çdo vit.

Gjatë muajit janar media online Motilokal.com ka regjistruar edhe një rekord të ri.

Sipas matjeve të Google Analytics (instrumentit më të saktë të matjes së audiencës), Motilokal për muajin janar është klikuar mbi 2.2 milion herë, duke shumëfishuar vizitat për muaj, që shënon edhe një sukses në lexueshmëri.

Motilokal.com është e orientuar ekskluzivisht për lajmet rreth parashikimit të motit, ndryshimeve klimatike, ambientit, të rejat shkencore, shëndetësinë, kuriozitete për bukuritë e gjeografisë shqiptare dhe botës së egër. Falë një stafi të mrekullueshëm sot po numërojmë dhjetëra mijëra vizitorë ditorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora.

Numri i klikimeve është shumë i rëndësishëm, për këtë edhe jemi krenar që sot bëjmë pjesë në mediat më serioze si dhe media më e lexuar sa i përket parashikimit të motit në trojet shqiptare.

Duke u bazuar tek serioziteti, bashkëpunimi dhe përkushtimi, Motilokal.com ka arritur të publikojë me profesionalizëm lajme, intervista, informacione të ndryshme nga vendi, rajoni dhe bota.

Motilokal.com mund ta gjeni dhe ta ndiqni në të gjitha platformat si: Web, Facebook, Instagram, Linkedin, Twitter, Youtube, Gjirafa, IOS, Android dhe RTV Dukagjini.

Misioni kryesor i Motilokal.com mbetet informimi sa më i saktë i qytetarëve në kohë reale, duke e ruajtur fuqishëm pozicionin si lider në këtë fushë./Motilokal.com