Në ligatinat e Shqipërisë strehohen rreth 75 për qind e vlerave të biodiversitetit

Në ligatinat e Shqipërisë strehohen rreth 75 për qind e vlerave të biodiversitetit

Në vendin tonë në 3% sipërfaqe të ligatinave në bregdet, strehohet 75% e vlerave të biodiversitetit, ka bërë të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në Ditën Botërore të Ligatinave.

"Ligatinat dhe Uji", është tema e Ditës Botërore të Ligatinave 2021 dhe vendos në qendër të vëmendjes ligatinat si një burim i ujërave të ëmbla dhe inkurajon veprimet për t'i mbrojtur ato dhe për të ndaluar humbjen e tyre”, është shprehur ministri Klosi.

May be an image of nature, body of water and tree

Shqipëria është palë në Konventën Ramsar, që në vitin 1996. Ligatinat (tokat e lagura), janë ekosistemet më mirë të përfaqësuara në bregdetin shqiptar. Tipike për brigjet e ulëta aluvionale, këto ekosisteme gjenden nga veriu ne jug të vendit, duke formuar një zinxhir të vazhdueshëm me habitate shumë të dobishme.

May be an image of flower, body of water and nature

Aktualisht, tokat e lagura janë ekosistemet me mirë të njohura dhe te paraqitura në bregdetin shqiptar. Duke filluar nga veriu, ligatinat me të rëndësishme janë: Laguna e Velipojës, Gjiri i Drinit, ku përfshihet dhe Laguna e Kune-Vainit, Fushë-Kuqe, Patok ne gjirin e Rodonit, Gjiri i Lalzit, Karavasta-Divjakë, Pylli me Pisha i Pishe-Poros, derdhja e Vjosës, Laguna e Nartës, Laguna e Orikumit, Laguna e Butrintit. Duke ndjekur interesimin ndërkombëtar për vlerat e ligatinave dhe duke parë shpejtësinë me të cilat ato po zhduken, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë me 22 gusht 1994 deklaroi zonën e Lagunës së Karavastasë si vend që përfshihet në listat Ramsar./Motilokal.com

May be an image of nature and body of water

May be an image of ocean, nature and lake

May be an image of wading bird, body of water and nature