Moti i ligë me reshje shiu e era të forta ditëve të fundit, kanë shkaktuar dëme të mëdha. Nga erërat e forta nuk ka shpëtuar as parku rekreativ në fshatin Sllatinë i njohur tek “Pishat e Sllatinës”.
Në disa foto shihen pisha të shkulura me rrënjë, drunj të këputur.
Bëhet e ditur se në vend të ngjarjes kanë dalë edhe inspeksioni nga Agjencia e Pyjeve i cili ka shikuar nga afër dëmtimet që janë bërë në këtë park si pasojë e kushteve të liga atmosferike./Motilokal.com






