‘Kosto shkatërruese’/ Bota në rrezik, shkencëtarët: Jemi në prag të kolapsit të ekosistemit

‘Kosto shkatërruese’/ Bota në rrezik, shkencëtarët: Jemi në prag të kolapsit të ekosistemit

Begatia po vjen me një “kosto shkatërruese” për ekosistemin që i siguron njerëzimit ushqim, ujë dhe ajër të pastër, thotë profesor i ekonomisë në Universitetin e Kembrixhit, Sir Partha Dasgupta.

Sipas një studimi prej 600 faqesh të porositur nga ministria britanike e financave, argumenton se humbjet në biodiversitet po dëmtojnë produktivitetin, qëndrueshmërinë dhe përshtatshmërinë e natyrës. Kjo nga ana tjetër po vë në rrezik ekonomitë, jetesën dhe mirëqenien, shkruan BBC.

Përmbytjet, Misuri

Dasgupta këmbëngul se për të shmangur një katastrofë duhen marrë urgjentisht masa të reja përfshirë ndryshimet rrënjësore globale të prodhimit, konsumit, financave por edhe arsimit. Rezervat e kapitali natyror për kokë, sipas studimit, kanë rënë me 40% nga 1992 deri në 2014.

“Natyra është shtëpia jonë, dhe duhet ta ruajmë përmes një ekonomie më të mirë”, shprehet Dasgupta.

Shpyllëzimi në Indonezi

Sir David Attenborough, i cili shkroi parathënien e përmbledhjes, tha: “Ky raport gjithëpërfshirës dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm na tregon se si të sillemi ballë për ballë ekonominë dhe ekologjinë, ne mund të ndihmojmë që natyra të shpëtohet në minutën e fundit, e duke bërë këtë, të shpëtojmë dhe veten".

Vjelja e guano në Peru

Kryeministri britanik Boris Johnson, që në këtë vit do të drejtojë samitin e klimës në Glasgow, theksoi se 2021-shi është kritik për të përcaktuar nëse trendi i shkatërrimit të shpejt biodiversitetit mund të frenohet, dhe pranoi se për këtë, nevojiten më shumë sesa thjesht qëllime të mira./Motilokal.com