Ky vit pritet të shënon një moment historik pasi SpaceX do të dërgojë ekipin e parë civil në hapësirë. Anija e parë komercial Dragon në bordin e sajë do të ketë katër civilë.
Kjo anije do të komandohet nga Jared Isaacman, themeluesi dhe shef ekzekutiv i kompanisë private të përpunimit të pagesave Shift4 Payments.
Ndër të tjera bëhet me dije se biznesmeni miliarder amerikan do të dhurojë tre vende në kapsulën SpaceX Dragon për qytetarë të tjerë. Siç thuhet ata “do të zgjidhen për të përfaqësuar shtyllat e misionit të lidershipit, shpresës, bujarisë dhe prosperitetit”.
SpaceX tha se do të sigurojë trajnimin e astronautëve, i cili do të përfshijë "trajnime për gatishmërinë emergjente, stërvitje për hyrje dhe dalje të anijes kozmike si dhe simulime të pjesshme dhe të plota të misionit".
Biznesmeni, Isaacman ka thënë se ka për qëllim të përdorë udhëtimin privat për të mbledhur 200 milionë dollarë për St. Jude Children’s Research Hospital. Ky institucion shëndetësor trajton kancerin dhe sëmundjet pediatrike.
Dragon do të rrotullohet rreth Tokës çdo 90 minuta, duke u mundësuar udhëtarëve të shohin perëndimet e diellit për t'u kënaqur gjatë rrugës.
Space X njoftoi se ekuipazhi do të niset në orbitën e Tokës diku në tremujorin e katërt të këtij viti nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida.
Kur misioni përfundon udhëtimin në hapësirë, anija hapësinore do të hyjë përsëri në atmosferën e Tokës, duke bërë një ulje në brigjet e Floridas, ka thënë kompania./Motilokal.com
