‘Ferri’ kaplon Kaliforninë, mijëra të evakuuar dhe shtëpi të djegura

‘Ferri’ kaplon Kaliforninë, mijëra të evakuuar dhe shtëpi të djegura

Rreth 40 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre ndërsa zjarret kanë përfshirë Kaliforninë.

BBC raporton se zjarret kanë shkrumbuar rreth 10 mijë hektarë tokë dhe flaket po lëvizin drejt jugut të vendit. Zjarret po favorizohen edhe nga era të forta me një shpejtësi deri në 112 km në orë, e cilat pritet të përkeqësohet në Kaliforninë jugore gjatë fundjavës.

Zjarrfikësit po përpiqen t’i ndalin zjarret, që ka përfshirë tashme edhe ndërtesat në veri dhe jug të shtetit perëndimor amerikan.

Kalifornia është ende duke u shëruar nga zjarret e vitit të kaluar, ku humbën jetën rreth 100 persona. /Motilokal.com

Një shtëpi digjet në Geyserville, California

Lopët qëndrojnë në një kodër ndërsa Zjarri Kincade afrohet të enjten në Geyserville, Califonria


Një zjarr në një vresht afër Geyserville