Viti 2020 ishte nën izolim për shkak të pandemisë COVID-19, por nuk kishte asnjë pengesë për fotografët më të mirë të udhëtimeve në botë.
Edhe në mes të pandemisë COVID ata arritën të kapin imazhe të pabesueshme në garën “Fotografitë më të bukura të udhëtimeve”.
147 fotografë dërguan rreth 25 000 foto, të cilat janë bërë pranë banesave të tyre ose në vendet ku i zuri karantina e detyruar.
Disa paraqitën imazhe të marra afër shtëpisë gjatë bllokimit, ndërsa të tjerët fotografuan vendet në të cilat papritur ishin gjendur të bllokuar si banorë të përkohshëm./Motilokal.com

Tornado në Kolorado (SHBA)

Vetëtima në Tver (Rusi)

Kalsoy, në Ishujt Faroe

Shtëpi në lumë (Serbi)

Vjeshtë në New Hampshire (SHBA)

Mjegull mbi ajsberg - Grenlandë

Foto nga Hanoi (Vietnam)

Besimtarët falen në Baitul Mukarram, një nga xhamitë më të mëdha në botë (Dhaka, Bangladesh)

Dhelpër arktike (Islandë)

Ishujt Reunion (Oqeani Indian)

Kati Thanda-Lake Eyre, liqeni më i madh i kripur në Australi

Shkëmb në brigjet e Tajvanit

Eklipsi diellor

Kërmill në Mianmar

Një marsupial në Tasmani

Dy shpendë në Liqenin Poyang (Kinë)

Mace mongoleze (Mongoli)

Peshqit i tregojnë rrugën peshkaqenit (Ishujt Fixhi)

Ariu gjuan për salmon me një mal vullkanik përballë (Kamçatka, Rusi)

Gjiri Lan Ha (Vietnam)

Slitë me drerë në Gadishullin Yamal (Rusi)
