Banorët në Vladivostoku të Rusisë janë duke përjetuar një dimër të jashtëzakonshëm, me temperatura ekstrem të ulëta dhe me erëra që fryjnë deri në 136 kilometra në orë.
Së pari ra shi dhe më pas, nga temperaturat e ulëta toka ngriu, pas së cilës rrugët u kthyen në shesh akulli, dhe një erë shumë e fortë vetëm sa intensifikoi vuajtjet e qytetarëve të këtij qyteti rus.
Erërat ishin aq të forta sa edhe makinat e parkuara lëviznin. Përveç kësaj, shoferët në akull vështirë të ecnin.
Ndërkohë, disa konstrukte parafabrikate u shembën mbi automjete.
Dëmi material nuk është vlerësuar ende, por dihet që të paktën 60 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të dëmtimeve të shumta në akull./Motilokal.com
