Komuna Drenasit ka njoftuar se reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të vona të së premtes, kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona, duke bërë që lumi “Drenica” të dalë nga shtrati.
Si pasojë e kësaj janë mbuluar disa ura në fshatin Dobroshec e Çikatovë e Vjetër, e po ashtu janë mbuluar edhe disa rrugë.
“Ekipet emergjente janë në teren dhe po monitorojnë situatën. Nuk ka vërshime në shtëpi banimi, vetëm në disa segmente rrugore, ura e vërshime në toka bujqësore.
Komuna e Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj ane që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i shmangen vendeve ku uji ka vështirësuar qarkullimin./Motilokal.com
