Vërshime në Podujevë, bllokohen disa shtëpi në fshatin Dumosh

Vërshime në Podujevë, bllokohen disa shtëpi në fshatin Dumosh

Reshjet e mëdha të shiut dhe borës që kanë rënë gjatë gjithë natës kanë shkaktuar vërshime sërish në disa pjesë të Podujevës.

Nga të reshurat e mëdha nuk ka shpëtuar as fshati Dumosh, ku janë përmbytur tokat bujqësore dhe janë bllokuar disa shtëpi.


Banorët e fshatit Dumosh kanë shprehur shqetësimet e tyre pasi siç thonë vazhdimisht ka vërshime, por që deri më tani nuk janë sanuar problemet.


Mëngjesi i së shtunës ka filluar me reshje shiu e vende-vende do të ketë edhe reshje bore të cilat do të vazhdojnë deri në mesditë./Motilokal.com