Reshjet e shiut, të shoqëruara edhe me erë, kanë shkaktuar shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra të Korçës.
Në Dardhë 5 fshatra që furnizohen nga fidri i Maliqit janë pa energji. Në Velçan gjithashtu ka disa fshatra pa energji elektrike, si dhe në njësinë Proptisht rezultojnë 2 fshatra pa energji elektrike. Nga reshjet e shiut nuk janë shkaktuar përmbytje deri më tani, apo të ketë rrëshqitje dherash në rrugë.
Njoftimi:
Ne Qarkun Korçë, gjate natës ka patur reshje të dobëta shiu. Temperatura ka qene në vlerat pozitive.
Kalueshmëria ne akset rrugore nacionale kryhet normalisht dhe pa probleme.
Në segmentin e Dardhës nga kilometri i 8 deri në km 13 nga firma kontraktore po punohet me kriposje, sepse në ketë zone ka patur reshje të përziera shi + dëborë.
E pa hapur nga dëbora vazhdon të jetë rruga rurale shtyllë - Panarit, në NJ.A. Vithkuq.
Nga informacionet e dhëna nga OSHEE, pa energji është zona e Lekasit + disa fshatra te NJA Moglice peshtani, kodrasi.
Pa energji janë fshatrat Peshkepi dhe Lumas Pogradec, si dhe disa fshatra qe furnizohen nga fidri i Mollasit Erseke./Motilokal.com
