Moti sot dhe fundjavë në Maqedoni

Moti sot dhe fundjavë në Maqedoni

Moti në Maqedoninë Veriore do të jetë me diell, mëngjesi i freskët, ndërsa gjatë ditës ngrohtë me erë të lehtë kryesisht nga drejtimi jugperëndim. Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin prej 13 deri në 22 °C.

Edhe e shtuna do të mbajë mot i kthjellët me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 10 deri në 26 °C. Ngjashëm do të mbajë edhe të dielën. /Motilokal.com