Klosi: Qeveria do të shpallë Zonë të Mbrojtur Vjosën nga kufiri me Greqinë deri në grykëderdhjen në Adriatik

Klosi: Qeveria do të shpallë Zonë të Mbrojtur Vjosën nga kufiri me Greqinë deri në grykëderdhjen në Adriatik

Turizmi kërkon infrastrukturë! Natyra ofron mundësi të mëdha për aktivitete shplodhëse dhe argëtuese, infrastruktura përbëhet nga shtigjet natyrore. 

Në këtë kontekst, UNDP, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për standardizmin dhe përmirësimin e strukturës së shtigjeve të zonave të mbrojtura, organizoi ditën e sotme një Workshop me temë “Struktura e Shtigjeve në Zonat e Mbrojtura.” 

Specialist dhe konsulent diskutuan mbi udhëzuesin e projektimit të shtigjeve dhe mirëmbajtjen e strukturave, mbi standardet dhe rregulloren e shtigjeve ekzistuese në Zonat e Mbrojtura të Parqeve Kombëtar të Dajtit, Divjakë-Karavastas dhe Llogarasë, si dhe projekte pilote për të zhvilluar më tej mjedisin natyror të pasur të Shqipërisë për arsye ekologjike, si dhe turistike. 

Të pranishëm në aktivitet ishin dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si dhe Zv. Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD, Nuno Queiros. 

Në fjalën e tij ministri Blendi Klosi deklaroi se Alpet dhe lugina e Vjosës shpallen Zona të Mbrojtura.

“Vendimet e fundit të Agjencisë Kombëtare të Territorit e shtuan sipërfaqen e Zonave të Mbrojtura. Tashmë jemi në një sipërfaqe më të gjerë me Alpet e Shqipërisë të mbrojtura nga kjo Agjenci. Vendimet në unanim të institucionave shtetërore mbrojnë zona të tëra ku padyshim një nga ato më të debatuarat është e gjithë lugina e lumit Vjosë, e cila tashmë është një zonë e mbrojtur”, tha Klosi.

Ai u shpreh se një park kombëtar i menaxhuar me rregullat e parkut kombëtar duke hequr debatin që vazhdon të jetë në media për politika të caktuara duke garantuar opinionin publik se vendimi fundit i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit e përcakton në bazë të propozimit të ardhur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe e mbrojtur nga Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë Parkun e Vjosës të gjithë nga kufiri i sipërm me Greqinë deri në derdhjen e saj në det një peizazh i mbrojtur një zonë e mbrojtur një vlerë unikale të mjedisit shqiptar.

Klosi theksoi se të gjitha Zonat e Mbrojtura janë rishikuar duke u përmbledhur në një studim, i cili është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe pritet së shpejti të miratohet në qeveri. Zonat e Mbrojtura do të shtohen me Parkun e Alpeve dhe të Vjosës.

Ndërsa zëvendëspërfaqësuesi i Përgjithshëm UNDP, Nuno Queiros theksoi punën që po bëhet në Zonat e Mbrojtura.

“Projekti i UNDP në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (NAPA) kontribuon në objektivin afatgjatë për: të sigurojnë burime financiare të mjaftueshme, të qëndrueshme dhe afatgjata për zonat e mbrojtura, të alokojë këto burime në kohën e duhur; dhe të sigurojnë që zonat e mbrojtura të menaxhohen në mënyrë efektive dhe efikase në lidhje me ruajtjen dhe objektivat e tjerë plotësues”, tha Queiros./Motilokal.com