Të paktën 52 shpërthime kanë ndodhur brenda 24 orëve në vullkanin Merapi në ishullin Java të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Kërkimit dhe Zhvillimit të Teknologjisë për Fatkeqësitë Gjeologjike ka bërë të ditur se masiviteti i llavës, hirit dhe tymit nga shpërthimet e ndodhura kanë zbritur deri në 3.000 metra nga shpati në drejtimin jugperëndimor të vullkanit.
Ndërsa retë e hirit pas shpërthimeve kanë ndikuar negativisht në disa fshatra të rajonit.
Autoritetet kanë njoftuar se rreth 200 persona në rajonin Sleman janë evakuuar në zona të sigurta dhe kanë paralajmëruar popullatën vendase që të vendosin maska dhe syze mbrojtëse kundër shiut të hirit.
Në anën tjetër bëhet e ditur se janë bërë paralajmërime që të mos zhvillohen aktivitete deri në 5 kilometra nga zona përreth vullkanit e cila është në nivelin e alarmit "portokalli" që nga 5 nëntori 2020 e deri më tani.
E vendosur në të ashtuquajturën "Unaza e Zjarrit", Indonezia ka më shumë vullkane se çdo vend tjetër. Në vitin 2010 të paktën 347 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit Merapi i cili ka një lartësi prej 2.968 metrash në ishullin Java.
Sistemi i alarmit vullkanik në Indonezi përbëhet nga katër faza: "jeshile", "e verdhë", "portokalli" dhe niveli më i lartë, "i kuq"./Motilokal.com
