Një tërmet me magnitudë prej 3.4 të shkallës Rihter ka goditur Maqedoninë e Veriut, rreth orës 07:44 të mëngjesit të sotëm.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në jugperëndim të Gostivarit dhe 57 kilometra në jug dhe juglindje të Prizrenit. Tërmeti kishte një thellësi prej 4 kilometrave.
Ndërkohë që mbrëmë në rajonin e Mavrovës diku rreth orës 01:30 minuta gjithashtu është regjistruar një tërmet prej 3.2 ballë./Motilokal.com
