Në Kodrën e Diellit regjistrohet shtresa më e lartë e borës

Në Kodrën e Diellit regjistrohet shtresa më e lartë e borës

Gjatë natës në pjesët veriperëndimore janë regjistruar reshje të shiut, kurse në viset malore borë.

Këtë mëngjes, reshjet janë përhapur në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit.

Mbulesa më e lartë e borës prej 40 centimetra këtë mëngjes është regjistruar në Kodër të Diellit, në Llazaropole 23 centimetra dhe në Mavrovë 13 centimetra, njofton DPHM.

Temperaturat kudo në vend janë mbi zero, përveç në Lazaropole ku është regjistruar -1 gradë Celcius./Motilokal.com