Mjedisi është shtëpia jonë, të cilin duhet ta mbajmë të pastër, ta ruajmë dhe ta mbrojmë nga çdo kërcënim, qoftë edhe nga vetja jonë. Këtë kulturë ne duhet ta përcjellim te pasardhësit tanë, sepse në të ardhmen mjedisi do të jetë në duart e tyre dhe ata duhet të mësojnë si ta trajtojnë atë. Në shumë vende të botës, mbrojtja e mjedisit mbetet një pikë thelbësore, pasi ai ndikon drejtpërdrejt në jetën e çdo njeriu.
Përkitazi me ketë sot kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka filluar me mbjelljen e 10 mijë fidanëve dhe drunjve dekorativ.
“Ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit e ka në dorë secili prej nesh, dhe duhet të përpiqemi t’i japim jetë atij, e këtë filluam ta bëjmë sot me mbjelljen e fidanëve-drunjve dekorativ, në vendin ku pak kohë më parë ishte deponi ilegale e mbeturinave, afër fshatrave Lumbardh dhe Broliq. Faleminderit për kontributin, të gjithëve që sot ishin pjesë e këtij aksioni”, ka shkruar Ramosaj në Facebook./Motilokal.com




