Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS) paralajmëron të gjithë shoferët e automjeteve që të përshtatin absolutisht shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës edhe nëse shpejtësia e tyre do të jetë më e ulët sesa përkufizimi i lëvizjes me shenja të trafikut.
AMRKS po ashtu u bë thirrje që të gjithë drejtuesit të përdorin goma dhe pajisje dimërore, sepse sipas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës reshjet e borës dhe të shiut pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe të shoqërohen me akull dhe ngrica nëpër vende të caktuara.
AMRKS u bën thirrje të gjithë këmbësorëve që për shkak të borës, hapësirat për ecje dhe trotuaret do të jenë të lagura dhe me borë, rrjedhimisht të rrëshqitshme dhe në disa vende formohen shtresa të holla të akullit, prandaj ne ju rekomandojmë të gjithë këmbësorëve që të janë shumë të kujdesshëm. Kujdes dhe shtoni vigjilencën kur jeni në rrugë!/Motilokal.com
