Reshje të dendura bore në Korçë, në Dardhë kalimi bëhet me zinxhir

Reshje të dendura bore në Korçë, në Dardhë kalimi bëhet me zinxhir

Edhe këtë të martë nga orët e para deri në mëngjes ka pasur reshje bore në zonat e thella malore.

Nga reshjet është përfshirë edhe fshati turistik i Dardhës aq sa në disa segmente të rrugës kalimi bëhet vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.

Të gjitha akset e tjera janë të kalueshme.

Përjashtim bën vetëm aksi Shtylle-Panarit që vazhdon të jetë i bllokuar.

Ndërsa aksi Voskopojë-Lekas është i kalueshëm me zinxhirë.

Në rrugën e Dardhës trashësia e dëborës është nga 5 cm deri në 8 cm.

Po punohet për Mirëmbajtje Dimërore me pastrim dëbore dhe kriposje. Kalimi i mjeteve nga km 7-13 rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore për mjetet e vogla në orët e paradites./Motilokal.com