Motilokal.com ka shënuar një rekord absolut në dy vitet e fundit duke regjistruar mbi 28.8 milion klikime.
Duke iu referuar Google Analytics (instrumentit më të saktë të matjes së audiencës), Motilokal.com për vitin 2019 është klikuar mbi 12.7 milion herë, ndërsa në vitin 2020 duke shumëfishuar rekordin plotë mbi 16.1 milion, që shënon edhe një sukses në lexueshmëri.
S’ka dyshim se kjo shifër e arritur brenda këtyre dy viteve është jashtëzakonisht e lartë, por për Motilokal.com është vetëm edhe një arritje e radhës.
Kjo arritje do të jete motivim shtesë për të vazhduar punën e palodhshme të cilën jemi duke e bërë gjatë këtyre viteve.
Për median më të vizituar sa i përket parashikimit të motit nuk është ky suksesi i vetëm, pasi të gjithë të pasionuarit kanë mundësi të njiheni me surprizat e motit për çdo mbrëmje nga ora 19:30 në RTV Dukagjini.
Misioni kryesor i Motilokal.com mbetet informimi sa më i saktë i qytetarëve në kohë reale, duke e ruajtur fuqishëm pozicionin si lider në këtë fushë./Motilokal.com
