Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar këtë mesditë në vendin tonë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë 93 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe 19 kilometra në jug të Korçës, ndërkohë që thellësia e tij ka qenë rreth 14 kilometra.
Raportohet se qytetarët e Korçës dhe Elbasanit e kanë ndierë lëkundjen, por nuk raportohen dëme materiale./Motilokal.com
