Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas reshjeve të fundit, niveli i ujit në dy liqenet që monitoron, Batllavë dhe Badovc është rritur.
Sipas KRU “Prishtina” edhe 7.8 metra derisa liqeni i Badovcit të arrijë nivelin e kapërderdhjes, derisa edhe 2.07 metra që liqeni i Batllavës të arrijë nivelin e kapërderdhjes.
Ujësjellësi “Prishtina” kërkon nga qytetarët që t'i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit./Motilokal.com
