Të paktën tre njerëz kanë mbetur të vdekur nga përmbytje në Evropën Perëndimore. Stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm kanë goditur rajonin e Piemontes në Itali, ka lënë të vdekur dy njerëz.
Ndërsa në rajonin verior-lindor të Katalonjës së Spanjës, një person ka vdekur, ndërsa zona u godit me për herë të dytë nga stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm në dy muajt e fundit. Autoritetet thonë se 20,000 njerëz janë prekur nga ndërprerja e energjisë e shkaktuar nga stuhitë.
Në jug të Francës moti i keq dhe përmbytjet detyruan dhjetëra familje të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Moti i rënduar ka shkaktuar mbylljen qarkullimin e trenave midis Montpellier në jug të Francës dhe Barcelonës.
Sipas njoftimeve meteorologjike stuhi dhe reshje të mëdha priten edhe ditëve tjera. /Motilokal.com



![]()
