Autoriteti Rrugor Shqiptar: Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar: Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka informuar mbi gjendje e akseve kombëtare. Në njoftim thuhet se gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë territorin, por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin.

“Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare. Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash kilometri 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithë kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.”

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohet që në rrugën e Dardhës nga “km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë”.

“Kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet”, theksohet në njoftimin e ARRSH-së./Motilokal.com

May be an image of nature and snow

May be an image of snow and road

May be an image of road