Moti i ligë ka përfshirë të gjithë vendin, me reshje të mëdha shiu, era të forta dhe borë në zonat malore.
Reshjeve të dendura të shiut dhe erës së fortë nuk i ka shpëtuar as kryeqyteti.
Në Tiranë si pasojë e erës janë rrezuar pemë, të cilat kanë zënë rrugë dhe dëmtuar veturat.
Ndërsa menjëherë kanë dalë punonjësit e baskisë, të cilët kanë bë pastrimin e rrugëve.
Ata kanë punuar edhe gjatë natës, ku kanë zhvendosur ndonjë pemë që mund te jetë thyer apo pastruar rrugët rurale nga rrëshqitja e dherave.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një statusi në rrjetet sociale falënderon kolegët e papërtuar.
“Mirënjohje kolegeve të papërtuar qe rikthyen Tiranen ne normalitet pas shirave!”, shkruan ai./Motilokal.com





