Kanë vijuar reshje e pa ndërprera të borës në Qarkun e Korçës. Nga të dhënat e fundit raportohet se trashësia e dëborës arrin deri në 15 centimetra.
Njoftimi:
Në Qarkun Korçë gjatë gjithë natës ka patur reshje shiu me intensitet të lartë dhe bore në zonat +1200m, të shoqëruara edhe me erë të forte.
Në rrugën e Dardhës trashësia e dëborës varion nga 5 cm – 15 cm.
Po punohet për mirëmbajtje dimërore me pastrim borës dhe kriposjes. Kalimi i mjeteve nga km 6 – 12 rekomandohen me zinxhirë ose goma dimërore për mjete e vogla në orët e paradites.
Kalimi i mjeteve në akset e tjera rrugore nacionale dhe turistike pa probleme.
Nga kontraktorët po kryhen kontrolle dhe pastrime të karexhates nga ujërat dhe aluvionet./Motilokal.com
