Reshjet e dendura të shiut në qytetin bregdetar të Vlorës kanë sjellë dëme të mëdha në këtë zonë të Shqipërisë. Reshjet kanë bërë që Lunogmare të mbushet me ujë e të përmbytet.
Stuhia gjithashtu ka shkulur dhe pemë dhe koshat e vendosur nga bashkia.
Ndërkohë bashkia e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin sa më pak nga shtëpitë dhe të kujdesen për veten dhe familjet. Gjithashtu kërkohet që të mos dilet me vetura dhe përcaktohen edhe akset rrugore, ku nuk duhet të parkojnë pasi mjetet mund të mbulohen nga uji./Motilokal.com



