Vranët, shi dhe borë, kështu do të jetë moti në javën e fundit të janarit në Kosovë

Vranët, shi dhe borë, kështu do të jetë moti në javën e fundit të janarit në Kosovë

Në Kosovë java e fundit e janarit pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira, reshje shiu dhe bore në zonat e ulëta e në viset malore. Të mërkurë dhe të enjten pritet rënie e temperaturave në minus.

E hëna do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, në orët e para të mbrëmjes reshje bore. Gjatë ditës pritet që të ketë era të forta në drejtim jugperëndimit. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 5 °C.

Dita e martë do të jetë me reshje bore herë pas here me shi. Temperaturat do të luhatën prej 2 deri në 0 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me reshje bore gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga -6 deri në -1 °C./Motilokal.com