Moti për këtë javë në Shqipëri, vranët, shi dhe borë

Moti për këtë javë në Shqipëri, vranët, shi dhe borë

Java e fundit e janarit parashikohet të jetë një javë “klasike” dimri në shumicën e ditëve me vranësira, reshje shiu e dëbore si dhe disa ditë me diell por të acarta.

Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me vranësira e shi, ndërsa në zonat malore reshje bore. Temperaturat do të luhatën nga 8 deri në 12 °C.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së martë, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 8 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot të ftohtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej -2 deri në 6 °C./Motilokal.com