Si lindi teoria e pllakave tektonike, që shpjegon ndodhjen e tërmeteve

Si lindi teoria e pllakave tektonike, që shpjegon ndodhjen e tërmeteve

Disa ide të shkëlqyera trondisin botën. Për shekuj me radhë, shtresa më e sipërme e Tokës mendohej të ishte statike dhe e ngurtë. Por teoria e tektonikës së pllakave, e ka tronditur këtë imazh të planetit tonë. Tektonika e pllakave zbulon se si sipërfaqja e Tokës është vazhdimisht në lëvizje dhe si tiparet e saj - vullkanet, tërmetet, pellgjet e oqeanit dhe malet - janë të lidhura thelbësisht me brendësinë e saj të nxehtë. Peizazhet e njohura të planetit, tani i dimë, janë produkte të një cikli të gjatë në të cilin planeti vazhdimisht e rimakton vetveten.

Kur tektonika e pllakave u shfaq në vitet 1960, ajo u bë një teori unifikuese, "teoria e parë globale që është pranuar përgjithësisht në të gjithë historinë e shkencës së tokës", shkruan historiania e shkencës e Universitetit të Harvardit Naomi Oreskes.

Në vitin 1969, gjeofizikanti J. Tuzo Wilson krahasoi ndikimin e këtij revolucioni intelektual në shkencën e tokës me teorinë e përgjithshme të relativitetit të Ajnshtajnit, e cila kishte prodhuar një mendim të ngjashëm për natyrën e universit. 

Tektonika e pllakave përshkruan se si e gjithë shtresa e jashtme e tokës, më e trashë 100 kilometra, e quajtur litosferë përmban disa pllaka shkëmbore gjigante që mbajnë “mbi shpinë” si kontinentet ashtu edhe dyshemenë e oqeaneve. Ato rrëshqasin ngadalë mbi një shtrese të brendshme të nxehtë. Duke lëvizur me një ritëm midis 2 deri 10 cm çdo vit, disa nga këto pllaka përplasen më njëra-tjetrën, disa ndryshojnë formë,dhe disa gërryhen duke u fërkuar me njëra-tjetrën.

Shtresa e re e detit krijohet në qendër të oqeaneve dhe humbet ndërsa pllakat zhyten përsëri në brendësinë e planetit. Ky cikël krijon shumë prej mrekullive gjeologjike të Tokës, si dhe rreziqet e saj natyrore.

Në vitin 1912, meteorologu gjerman Alfred Wegener propozoi në një takim të Shoqatës Gjeologjike të Frankfurtit që pjesa e poshtme e Tokës mund të ishte në lëvizje. Në atë kohë, ideja mbizotëruese ishte ajo sipas së cilës,malet formoheshin si rrudha në planet, të cilat më pas e humbisnin ngadalë nxehtësinë e kohës së formimit dhe sipërfaqja e tyre tkurrej.

Në vend të kësaj, Vegener sugjeroi se malet formohen kur kontinentet përplasen, ndërsa lëvizin vazhdimisht mbi sipërfaqen e planetit. Kontinentet ishin shumë kohë më parë të bashkuara në një super-kontinent që Vegener e quajtur Pangea, ose “Gjithë-Toka”. Kjo teori shpjegon edhe pse të njëjtit shkëmbinj të të njëjtës moshë, apo dhe fosile identike, gjenden në të dy anët e Oqeanit Atlantik.

foto ajrore e San Andreas Fault

Kjo ide e lëvizjes së kontinenteve intrigoi disa shkencëtarë. Shumë të tjerë, veçanërisht gjeologët, ishin të impresionuar, armiqësorë, madje të tmerruar. Sipas tyre, ideja e Vegener ishte shumë spekulative, e pabazuar sa duhej në parimet gjeologjike dominuese siç është uniformizmi, që thotë se të njëjtat forca gjeologjike lëvizëse të ngadalta që funksionojnë sot tek Toka, duhet të kenë ekzistuar edhe në të kaluarën.

Gjeologu gjerman Max Semper, shkroi në vitin 1917 se ideja e Wegener "u krijua me një përdorim sipërfaqësor të metodave shkencore, duke injoruar fusha të ndryshme të gjeologjisë", duke shtuar se ai shpresonte që Wegener të kthente vëmendjen e tij në fusha të tjera të shkencës dhe ta linte të qetë gjeologjinë.

Debati midis ekspertëve u ndez edhe më shumë në vitet 1920, edhe në qarqet anglishtfolëse.

Në vitin 1926, në një takim në Nju Jork të Shoqatës Amerikane të Gjeologëve të Naftës, gjeologu Rolin Çamberlen e hodhi poshtë hipotezën e Vegener si një mishmash vëzhgimesh të palidhura logjikisht mes tyre. Por në vitin 1928, gjeologu anglez Artur Holms, e mbështeti teorinë e Veneger dhe doli me një shpjegim të mundshëm të saj.

Ai propozoi se kontinentet notonin si gomone në majë të një shtrese shkëmbinjsh të trashë, pjesërisht të shkrirë në thellësi të mëdha të Tokës. Holms e pranoi se ai nuk kishte të dhëna konkrete për t`a mbështetur këtë ide, dhe komuniteti i gjeologëve mbeti kryesisht i bindur për lëvizjen kontinentale.

një zhytës eksploron një strukturë nënujore

Në vitet 1950 pati një interes të ri mbi teorinë e zhvendosjes së pllakave kontinentale. Këtë herë pati prova, dhe ato erdhën nga fundi i oqeaneve. Lufta e Dytë Botërore kishte sjellë zhvillimin e shpejtë të nëndetëseve, dhe shkencëtarët shumë shpejt vunë në punë teknologjitë e reja për të studiuar shtratin e detit.

Duke përdorur solarin, që harton dyshemenë e detit përmes valëve zanore, studiuesit hartëzuan hapësirën e një zinxhiri malor nënujor të vazhdueshëm dhe të degëzuar me një çarje të gjatë që shkon drejt qendrës së tij. Ky sistem çarjesh kishte një gjatësi mbi 72.000 kilometra, duke prekur qendrat e oqeaneve të botës.

foto satelitore të ajsbergëve dhe tokës

Të pajisur me magnetometra për matjen e fushave magnetike, studiuesit gjithashtu hartuan orientimin magnetik të shkëmbinjve të dyshemesë - se si mineralet e tyre mbajtëse hekuri janë të orientuara në krahasim me fushën e Tokës. Ekipet zbuluan se shkëmbinjtë e dyshemesë së detit kanë një model të veçantë në formën e "shiritave të zebrës", secila e formuar në kohë të ndryshme. Mbështetja në rritje për zbulimin dhe ndalimin e provave bërthamore nëntokësore, krijoi një mundësi për sizmologët: shansi për të krijuar një rrjet global, të standardizuar të stacioneve sizmografike.

llava e nxehtë, portokalli në buzë të detit

Në fund të viteve 1960, rreth 120 stacione të ndryshme u instaluan në 60 vende të ndryshme, nga malet e Addis Ababa të Etiopisë në sallat e Universitetit Georgetown në Uashington dhe deri në Polin e Jugut.

Falë të dhënave të shumta sizmike me cilësi shumë të lartë, shkencëtarët zbuluan dhe gjurmuan zhurmë përgjatë sistemit të çarjeve në mes të oqeanit, që tani quhen kreshta. Megjithatë ka ende shumë gjëra që nuk i dimë, si për shembull kur dhe si filloi zhvendosja e sipërfaqes së Tokës, dhe kur mund të mbarojë ajo./Motilokal.com