Llogara e magjishme edhe në dimër [Foto]

Llogara e magjishme edhe në dimër [Foto]

Me pyjet e pafundmë të pishave e dushkut, malet e larta, dhe panoramën mahnitëse të detit, Parku Kombëtar i Llogarasë është një nga hapësirat natyrore më të vizituara të Shqipërisë, vetëm 40 km në juglindje të Vlorës.

Megjithëse ai është i hapur edhe në stinët e tjera të vitit, parku vizitohet më tepër gjatë verës, si një vend i freskët gjatë rrugës për në plazhet e famshme të jugut.

Llogara prej ditësh është veshur me petkun e dëborës. Pamjet që përcjell kryeministri Edi Rama nga Llogorja tregojnë një vend të mrekullueshëm për t’u vizituar edhe në mot të ftohtë.

Ndërkaq, rruga e vështirë deri atje është e hapur për qarkullim, pasi ekipet e mirëmbajtjes hedhin kripë dhe monitorojnë aksin./Motilokal.com

Image may contain: mountain, sky, snow, tree, outdoor and nature

Image may contain: tree, sky, house, outdoor and nature

Image may contain: tree, sky, snow, outdoor and nature

Image may contain: snow, tree, plant, sky, outdoor and nature

Image may contain: tree, outdoor and nature

Image may contain: plant, tree, outdoor and nature