Natyra vonon por nuk harron!

Natyra vonon por nuk harron!

Nga Egzon Tahirkukaj

Derisa ne me vite abuzojmë me natyrën, tani po e paguajmë çmimin!

Nga fotografimet satelitore (ortophoto) të vitit 2018 mund të shihet se vetëm në shtratin e Drinit të Bardhë (nga Radavci e deri në Vërmicë) kemi mbi 35 SHFRYTËZUES TË ZHAVORRIT dhe mbi 15 DIGA të ndryshme. Po të shikohen edhe rrjedhat tjera të lumenjve, ky numër është me qindra shfrytëzues të zhavorrit!

Image may contain: cloud, outdoor and nature

Disa nga arsyet pse kemi këtë gjendje të përmbytjeve në mbarë vendin:

Image may contain: outdoor and nature

1. Ndryshimet klimatike?

Viteve të fundit jemi dëshmitar të ndikimeve nga ndryshimet klimatike të cilat ndër të tjera manifestohen me çrregullimin e intervaleve dhe sasisë së të reshurave në stinë të ndryshme, paraqitja e ngricave të vonshme në pranverë, thatësirat gjatë stinës së verës, reshje të shiut dhe temperatura të larta gjatë dimrit etj. Në fakt, viteve të fundit e shohim një "përzierje" të stinëve.

Image may contain: nature and outdoor

Këto ndryshime janë injoruar deri me tani.

Planifikimi dhe menaxhimi me resurse natyrore konform këtyre ndryshimeve nuk është në fokus të institucioneve përkatëse qendrore apo lokale.

Çmimin po e paguajmë dhe do ta paguajmë edhe më tutje!

Image may contain: outdoor and nature

2. Degradimi i pyjeve?

Në ciklin ujor, pyjet kanë rolin kryesorë të absorbimit të ujërave nga të reshurat atmosferik (figurativisht e luajnë rolin e "sfungjerit"), duke ngadalësuar rënien përmes kurorave të drurëve, përmes shkurreve, barojave dhe humusit mundësohet thithja e ujit dhe infiltrimi i ngadalësuar në thellësi të tokës. Ku pastaj, përmes kapilarëve nëntokësor kemi rrjedhje të vazhdueshme dhe ujë të pijes.

Në vazhdimësi, me vite të tëra ndodhë shfrytëzim i pa planifikuar dhe pa kontrolluar i pyjeve dhe degradim të tokave pyjore nga ndërtimet, gurthyesit, zjarret etj.

Për shkak të këtyre degradimeve, pyjet po e humbin rolin e tyre në ciklin ujor.

Çmimin po e paguajmë dhe do ta paguajmë edhe më tutje!

3. Degradimi i lumenjve?

Shfrytëzimi ilegal i zhavorrit nga shtretërit e lumenjve ka ndikuar në degradimin dhe devijimin e shtratit, ku tani më nuk kanë kapacitet të përcjellin sasinë e madhe të ujit nga të reshurat për shkak të arsyes numër 1 dhe 2. (në shtratin e Drinit ekzistojnë mbi 35 shfrytëzues zhavorri).

Ndërtimi vend e pa vend i digave për hidrocentrale dhe ujitje (në shtratin e Drinit ekzistojnë mbi 15 diga të ndryshme).

Image may contain: outdoor

Derdhja e ujërave të zeza në lumenj dhe hedhja e mbeturinave

"Rregullimi" i shtratit të lumenjve nëpër qytete, duke u fokusuar vetëm në aspektin estetik (nëse mund të quhet estetik!), dhe duke mos marrë parasysh aspekte të tjera, si ndërtimi i argjinaturave dhe digave mbrojtëse, zbrazjeve alternative dhe aspekteve tjera hidroteknike. (krejt këto si shkak i neglizhencës, mungesës së projektimit profesional dhe tenderomanisë).

Image may contain: outdoor and nature

Çmimin po e paguajmë dhe do ta paguajmë edhe më tutje!

Image may contain: outdoor

4. Abuzimi me tender dhe në ndërtim?

Dhënia e lejeve të ndërtimit ose lejimi i ndërtimeve ilegale në zonat me rrezik nga përmbytjet.

Me zhvillimin e teknologjisë, përmes sistemit GIS dhe Modelit Digjital të Relievit, në mënyrë të shpejtë dhe precize mund të analizohet tereni dhe të krijohen harta hidrografike duke klasifikuar zonat në bazë të rrezikshmërisë. Nuk e di nëse instituti hidrometeorologjik posedon ndonjë analizë të tillë?

Image may contain: car

Stërngarkimi i qyteteve me ndërtesa të larta duke mos planifikuar infrastrukturën rrugore, sistemin e kanalizimeve dhe ujëmbledhësve atmosferik konform numrit të banorëve që do të jetojnë në ato ndërtesa.

Tenderomania dhe implementimi abuziv i projekteve infrastrukturore, duke u fokusuar vetëm në interesat e ngushta të përfitimit.

Çmimin po e paguajmë nga dy herë, së pari si të dëmtuar e së dyti përmes buxhetit të shtetit në sanimin e dëmeve (këtu prapë hapet mundësia e tenderomanisë...)


Foto ballinë: Berat Mërnica