Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë të ajrit nga veriu, nga sot në Maqedoni priten të reshura lokale, të cilat pothuajse do të jenë të borës dhe më të theksuara në pjesët perëndimore, ku përveç në vendet më të larta, shtresë e hollë e borës diku do të krijohet edhe në vendet më të ulëta. Po ashtu priten edhe temperatura të ulëta.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pothuajse i kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite me reshje shiu dhe bore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 2 deri në 6 °C.
E enjtja do të mbajë mot pjesërisht me re dhe pasdite reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 1 °C. /Motilokal.com
