Reshjet e shumta të shiut si dhe shkrirja e borës gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Vërshimet e shumta anembanë vendit bënë që shumë familje të dëmtohen dhe kësisoj të evakuohen.
Në mesin e shumë komunave që janë prekur rëndë nga vërshimet është edhe komuna e Vushtrrisë e cila sot është zgjuar e mbuluar tërësisht nga uji.
Nga reshjet e pandërprera të shiut ka bërë që lumi Sitnica të del nga shtrati dhe të merr pothuajse një pjesë të madhe të Vushtrrisë.
Fotografi nga Vushtrria, Narcis Halil Drevinja sjellë disa pamje nga ajri të qytetit të ‘mbytur’ në ujë./Motilokal.com




