Festivali i 37-të i Dëborës dhe Akullit në Harbin ka nisur në Kinë, me gjithë disa modifikime prej pandemisë së koronavirusit dhe një pike të re infektimi pranë tij.
Festivali dimëror është një nga eventet më të mëdha në qytetin Harbin në verilindje të Kinës, dhe tërheq mijëra vizitorë nga Kina e bota në dhjetor e janar, që prej vitit 1985.
“Mbretëria e akullit dhe dëborës” është një park argëtimi në Harbin, i ndërtuar vetëm me akull, që merr një pamje magjike falë ndriçimit me neon shumëngjyrësh.
Ky park është atraksioni më i madh turistik i Harbinit dhe vizitohet nga qindra milionë turistë në vit.
Por, këtë vit, numri i vizitorëve është shumë më i ulët, ndërkohë që organizatorët anuluan edhe ceremoninë madhështore të hapjes./Motilokal.com


















