Një tërmet me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra ishte në Detin Adriatik, rreth 9 kilometra në lindje të Himarës dhe 119 kilometra në jug të Elbasanit.
Lëkundjet u ndjenë rreth orës 08:26 në të gjithë rajonin jugor, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra.
Në Gjirokastër, tërmeti u ndie për pak sekonda, por pati fuqi të lartë.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo ndonjë të lënduar./Motilokal.com
