Imazhe të pabesueshme të kanionit më të madh të Sistemit Diellor në Mars, janë publikuar nga NASA. Vendi i quajtur Valles Marineris, është më shumë se 4023 kilometra e gjatë dhe udhëton përgjatë afërsisht një të katërtës së perimetrit të planetit.
Ai është 10 herë më i gjatë se Kanioni i Madh në Tokë, dhe gjithashtu tre herë më i thellë se mrekullia e Arizonës.
Ekspertët besojnë se kanioni është më i madhi në sistemin diellor, megjithëse ende nuk janë saktësisht të sigurt se si u formua.
Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), kanioni u formua miliarda vjet më parë kur një grup vullkanesh shpërthyen duke shkaktuar copëtimin e kores së Marsit.
Fotot e kanionit u shkrepën nga një mision i ekipit HiRISE të NASA-s. Projekti është kapur nga kamera më e fuqishme që ekziston e cila është dërguar në orbitë prej vitesh./Motilokal.com



