Mbyllet vrima e madhe dhe më jetëgjatë e ozonit në Antarktidë

Mbyllet vrima e madhe dhe më jetëgjatë e ozonit në Antarktidë

Vrima e ozonit në Antarktidë, që theu rekordin e vitit 2020 u mbyll në fund të dhjetorit "pas një sezoni të jashtëzakonshëm për shkak të kushteve natyrore të motit dhe pranisë së vazhdueshme të substancave që shkatërrojnë ozonin në atmosferë". Kjo u njoftua nga Organizata Botërore Meteorologjike (OBM), duke kujtuar se ajo ishte rritur me shpejtësi që nga mesi i gushtit, duke arritur një kulm prej rreth 24.8 milionë kilometra katrorë në 20 shtator, po ashtu duke u përhapur në pjesën më të madhe të kontinentit të Antarktidës.  

OBM thotë se ajo ishte nja nga vrimat më të mëdha dhe më të thella që nga fillimi i monitorimit 40 vjet më parë.

Kjo vrimë u shkaktua nga një vorbull polare e fortë, e qëndrueshme dhe e ftohtë, si edhe nga temperaturat shumë të ftohta në stratosferë (shtresa e atmosferës midis rreth 10 km dhe rreth 50 km lartësi), shpjegon OBM./Motilokal.com