‘Shqipëria Buzëqesh’/ Nis vaksinimi kundër COVID-19

‘Shqipëria Buzëqesh’/ Nis vaksinimi kundër COVID-19

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu njoftuan mesditën e sotme nisjen e programit të vaksinimit kundër COVID-19 në Shqipëri.

Vaksinimi zyrtarisht pritet të nisë sot pasdite në stadiumin kombëtar, mjediset e së cilit janë përshtatur për kryerjen e këtij procesi. Sot pritet të vaksinohen 50 mjekë nga 5 mijë që janë konsideruar nga ministria e Shëndetësisë prioriteti kryesor.

“Nisim jetësimin e fushatës Shqipëria Buzëqesh. Jam bashkë me Manastirliun e cila do bëjë një prezantim të planit të vaksinimit, sa më takon, po them se ndihem i lehtësuar sepse jo vetëm kemi arritur në kushte jo të lehta 500 mijë doza vaksina, por edhe të të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit falë marrëdhënieve bilaterale, janë kyçe në këtë proces, ku strategjia dhe drejtimi i Be për tu investuar në skemën e COVAX ka rezultuar të jetë ende sot një drejtim i papërcaktuar në kohë”, ka deklaruar Rama.

I pyetur nga gazetarët për sasinë, Kryeministri tha se sot niset me 957 dozat e para nga vaksinat e ardhura nga vendi i BE-së që ka treguar solidaritet, – nga ku priten edhe 2 mijë doza të tjera.

Rama kritikoi BE-në për faktin se nuk u shërbeu vaksina vendeve jo-anëtare duke vijuar me një qasje vetjake dhe tha se nuk ishte i autorizuar t'ia përmendte emrin vendit që i siguroi Shqipërisë vaksinat. Përballë pyetjeve nga gazetarët ai theksoi se mungesa e transparencës në lidhje me këtë proces të shpejtë të bërë së fundmi ka ardhur prej kërkesave për konfidencialitet.

“Nëse një vend e bën këtë për Shqipërinë, nuk dëshiron që nesër t'i rriten kërkesat se përse të mos e bësh për një tjetër”, – tha Rama, pasi shtoi se vaksinat janë zhdoganuar ditën e sotme.

Rama tha se momentalisht qeveria ka hapur edhe katër kanale të tjera komunikimi për të marrë furnizime me vaksina të tjera, me pritshmëri të madhe edhe për vaksinën nga kompania AstraZeneca. Ai tha se po mbahen kontakte edhe me një vend të Bashkimit Evropian për të rritur kapacitetet vaksinuese me rritjen e prurjeve të vaksinave.

Të mërkurën qeveria tha se do të bëjë publik me pamje vendin ku mbahen vaksinat kundër koronavirusit të ardhura së fundmi. Zyrtarisht tashmë Shqipëria ka siguruar dhe pritet të marrë gjatë javëve në vazhdim së paku 13 mijë doza vaksinash – duke përfshirë këtu 10 mijë dozat e para të kontraktuara nga Pfizer në fillim të janarit.

Prej diagnostikimit të rastit të parë me COVID-19 në Shqipëri në muajin mars 2020, autoritetet kanë diagnostikuar rreth 63,500 raste, prej së cilave 37,600 janë mundur të shërohen ndërsa 1,241 nuk ia kanë dalë mbanë./Motilokal.com