Në Kodrën e Diellit trashësia e borës arrin në 46 centimetra

Në Kodrën e Diellit trashësia e borës arrin në 46 centimetra

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e Maqedonisë Veriore ka bë bërë të ditur se pas të reshurave atmosferike ka rënë më shumë shi në Ohër dhe Dibër, ndërsa më shumë borë në Kodrën e Diellit.

Sipas njoftimeve në Ohër ka rënë 26l/m2 shi, në Dibër 22, në Pretor dhe Pozharan 19.

Ndërsa, në Berov 18, Manastir 17, Prilep 14, Strumicë 13, në Tetovë 9.

Në Kodrën e Diellit, thonë nga DPHM, trashësia e borës ka arritur në 46 centimetra./Motilokal.com