Moti i ligë me reshje shiu dhe bore ka përfshirë Kosovë gjatë ditëve të fundit. Nga reshjet e mëdha të shiut gjatë gjithë natës ka shkaktuar vërshime në pjesë të ndryshme të vendit.
Të reshurave dhe përmbytjeve nuk i ka shpëtuar as komuna e Ferizajt. Nënkalimi në fshatin Nikadin është i përmbytur nga ujërat dhe rruga është e pakalueshme.
Po ashtu rruga magjistrale Ferizaj-Prishtine sërish është vërshuar nga të reshurat e sotme. Kjo po paraqet vështirësi për qarkullimin e automjeteve të cilat po detyrohen të shfrytëzojnë pjesët anësore të rrugës për të kaluar këtë pjesë të vërshuar.
Këto vërshime në këtë pjesë po paraqesin probleme edhe për bizneset rreth magjistrales.
Si duket këto probleme do ta përcjellin këtë pjesë edhe për një kohë, pasi kjo pjesë është nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe ndërrimi i shpeshtë i Qeverive ka bërë që projekti i paraparë për këtë rrugë të shtyhet dhe të mos fillojë asnjëherë./Motilokal.com





