Prezantohet studimi i zonave detare, ku përcaktohen rregullat e sigurisë dhe ato të lundrimit

Prezantohet studimi i zonave detare, ku përcaktohen rregullat e sigurisë dhe ato të lundrimit

Një studim mbi zonat detare, ku përcaktohen rregullat e zhvillimit të aktiviteteve në të ju prezantua grupeve të interesit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ftoi për debat të gjitha grupet në mënyrë që rregullat e lundrimit në det të jenë sa më profesionale dhe të sakta.

“Le të themi që viti 2020 mund shënohet si viti i mbarë i zhvillimit të gjithë llojeve të politikave, përsëri ishte i mbarë në konsekuencën tonë për të ndërtuar një grup të ri legjislativ, po ashtu për të hartuar rregulla të reja të ekonomisë së detit. Në Shqipëri ne presim të kemi një zhvillim shumë të rëndësishëm turistik falë punës shumë të madhe që kanë bërë operatorët, falë punës së madhe që kanë bërë shoqatat e lundrimit grupet e organizuara, ata të cilët e kanë pasur këtë punë, pasion të kahershëm”, tha Ministri Klosi.

Image may contain: one or more people, shoes, tree and outdoor

Minsitri Klosi tha se në dy vitet e fundit nuk kemi patur asnjë aksident nga mjetet lundruese në zonën e plazhit dhe kjo falë rregullave të reja dhe punës së pushtetit lokal.

Image may contain: 1 person, tree and outdoor

Sipas tij ky studim që do të jetë baza e rregullores për lundrimet ka shumë elemente që ka të bëjë me lundrimin e sigurt, rregullat e lundrimit, si do të lundrojnë mjetet sipas specifikave të tyre, rregullat e sigurisë së ankorimit. ku do të kryhet sporti i zhytjes, rregullat e tij etj.

Image may contain: 1 person, outdoor

“Mendoj që ka qenë një informacion i munguar që i ofrohet edhe posedueseve të mjeteve të shpejtësisë por dhe të lundrimit me kombësi jo shqiptare për të njohur më mirë bregdetin shqiptar, për të ditur se ku janë zonat që kanë një siguri të caktuar dhe për të ditur mënyrën se si menaxhohen këto zona. Besoj se këto kanë qenë nga kërkesat e shumta më të mëdha që vinin nga komuniteti i lundërtarëve shqiptarë dhe janë të pajisur tashmë me një numër të konsiderueshëm varkash dhe mjetesh lundrimi por që ka patur pothuaj zero informacion ose informacion që vinte gojë mbas goje. Kështu do të jetë shumë mirë që ky material i parë të jetë pjesë e çdo mjeti që futet për të lundruar në Shqipëri”, tha Klosi.

Image may contain: outdoor

Ai theksoi se Hapi tjetër, që pritet në fushën e ekonomisë detare është informatizimi, që gjithçka htë kryhet online, duke shmangur jo vetëm burokracitë e administratës, por ky informacion të njihet dhe nga ata që duan të lundrojnë në hapësirat shqiptare.

Image may contain: one or more people and outdoor, text that says '星聞 ALBANIA BOATING HANDBOOK'

“Aktualisht, ky studim pasi të përmirësohet nga mendimet e ekspertëve të veprimtarive në det, do të shërbejë si garanci por dhe promovim të vendit tonë”, u shpreh Klosi./Motilokal.com