Klosi: Dëmtimi i florës dhe faunës në zonat e mbrojtura, vepër penale

Klosi: Dëmtimi i florës dhe faunës në zonat e mbrojtura, vepër penale

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e ka cilësuar akt të dënueshëm dhe të papranueshëm vrasjen e një flamengo në Lagunën e Nartës.

Ai ka thënë se pret përgjigjen sa më shpejt të ligjit ndaj autorëve apo autorit. 

“Në një nga destinacionet më të reja dhe më të veçanta të flamingove, në Lagunën e Nartës, është gjetur nga punonjësit e Zonave të Mbrojtura një specie flamingo, dyshuar të jetë qëlluar me armë gjuetie. Duke përfituar nga moti i ligë, sipas informacioneve të para të institucioneve në terren, dyshimet janë se persona të papërgjegjshëm dhe në kundërshtim të plotë me moratoriumin kundër gjuetisë së shpendëve dhe  Kodit Penal, kanë qenë autorë të këtij veprimi”, ka deklaruar ministri Klosi.

Image may contain: one or more people, people dancing, food and indoor

“Edhe njëherë, gjejmë rastin të nxisim identifikimin dhe përgjigjen ligjore, gjejmë rastin gjithashtu të rikujtojmë se tashmë dëmtimi i florës dhe faunës në Zonat e Mbrojtura është Vepër Penale Sikundër garantojmë: Zero tolerancë për gjuetinë e paligjshme”, është shprehur Klosi.      

Image may contain: one or more people  

Më tej ai tha: “Le të jetë ky rast edhe një moment riapelimi: Të jemi të gjithë bashkë “rojtarë” në mbrojtjen e florës dhe faunës sonë autitentike, si një vlerë e rëndësishme e destinacioneve tona turistike natyrore. Tashmë që moratoriumi ka dhënë efektet e dukshme, të krijimit të qetësisë dhe shtimit të specieve, duhet të jemi edhe më shumë të ndërgjegjësuar për rëndësinë dhe vlerën e kësaj nisme.”/Motilokal.com