Habit profesori i Harvardit: Alienët na vizituan në vitin 2017, të tjerë pritet të vijnë

Habit profesori i Harvardit: Alienët na vizituan në vitin 2017, të tjerë pritet të vijnë

Një profesor i Harvardit beson se mbetjet e një lloj mjeti fluturues të huaj ka vizituar sistemin tonë diellor në vitin 2017 dhe se mund të ketë qenë një lloj 'mesazhi në një shishe', shkruan New York Post.

Në librin e tij të ardhshëm, Jashtëtokësorja, profesori paraqet një rast bindës se objekti që kohët e fundit u end në sistemin tonë diellor ishte një pjesë e teknologjisë aliene.

Abraham 'Avi' Loeb, i cili është kryetari i Departamentit të Astronomisë në Harvard, pretendon se një objekt që kohët e fundit u end në sistemin tonë diellor nuk ishte thjesht një shkëmb hapësinor, por në fakt një formë e teknologjisë aliene.

Objekti hapësinor u quajt Oumuamua, që ishte parë nga Observatori Haleakal? në Hawaii.

Ky objekt udhëtoi drejt sistemit tonë diellor në shtator të 2017-ës nga drejtimi i Vega, një yll aty 25 vjet dritë larg.

Fillimisht shkencëtarët menduan se ishte një kometë e zakonshme, por sipas profesorit Loeb ishte objekt alien. Dhe për këtë ai ka një shpjegim përse nuk u përcaktua lloji i këtij objekti.

Çfarë do të ndodhë nëse një njeri i shpellave do të shihte një celular? Ai ka parë vetëm gurë gjatë gjithë jetës së tij dhe do të kishte menduar se celulari është thjesht një shkëmb me shkëlqim, thotë Loeb.

Objekti në formë e një puroje ishte të paktën pesë deri në 10 herë më i gjatë se sa ishte i gjerë, diçka që nuk është parë në asnjë trup ndonjëherë.

Loeb shpjegon në librin e tij: "Kjo do ta bënte gjeometrinë e Oumuamua-s më ekstreme,të paktën disa herë, në raport me asteroidët ose kometat më ekstreme që kemi parë ndonjëherë".

Pastaj ishte edhe mënyra se si lëvizi Oumuamua, shpjegon Loeb. Ai shton sae Oumuamua nuk ndoqi trajektoren e saj të llogaritur, por në të vërtetë u përshpejtua pak, por në një masë shumë të konsiderueshme statistikisht ndërsa lëvizte larg diellit.

Për shkak të anomalive, Loeb arriti në përfundimin se shanset që ajo të ishte një kometë e rastësishme ishin të pakta, duke spekuluar se mund të ishte "hedhurinë hapësinore" që dikur kishte shërbyer si një anije navigimi hapësinore e përdorur nga një civilizim shumë kohë më parë.

"E vetmja mënyrë për të kërkuar civilizime aliene është të kërkoni plehrat e tyre, si gazetarë hulumtues që shikojnë nëpër plehrat e të famshëmve", thotë Loeb.

Disa persona sipas tij, nuk duan që të diskutohet teoria e alienëve dhe mundësia që në të ardhmen mund të vizitojnë planetin tonë më shumë prej tyre.

Disa njerëz nuk duam që të diskutojmë mundësinë që në hapësirë ka civilizime të tjera. Ata besojnë se ne jemi të veçantë dhe unik. Mendoj se është paragjykim që nuk duhet ta diskutojmë më, shprehet ai./Motilokal.com